Çka pas shkollës fillore?
Gjimnazi (Lukio) Instituti i Turkut për profesione Ente tjera shkollore Gjimnazi i mbrëmjes në Turku Enti për arsimim social dhe shëndetsor në Kaarina Shkolla krishtere e Turkut

Udhëzim: Duke klikuar simbolet udhërëfyes
informoheni për mundësi të shkollimeve të ndryshme.



Këto faqe tregojnë për mundësitë e shkollimit të nxënësve të huaj që përfundojnë klasën e 9. të shkollës fillore në Turku. Faqet janë përkthyer në disa gjuhë. Moped ndihmon familjet të zgjedhin shkollimet së bashku me projektin Onnistuvat opit (Mësimet e suksesshme)

Çka do të thojnë fjalët shkolla fillore, shkolla e mesme dhe aplikimi i përbashkët?

Shkolla fillore: Mësimi në klasët 1.-9. të shkollës fillore

Shkolla e mesme: Mësimi pas shkollës fillore quhet shkollë e mesme. Mësimi i shkollës së mesme mund të jetë shkollim profesional apo gjimnazi.Mësimi në shkollë profesionale apo në gjimnaz është gratis. Librat dhe mjetet e mësimit duhet tì bleni vet.

Aplikimi i përbashkët: Pas shkollës fillore mund të aplikoni për herë të parë në shkolla të mesme gjat gjysëmvjetorit të dytë të klasës 9. Aplikimi për në shkoolla të mesme profesionale dhe gjimnaz bëhet me aplikim të përbashkët për tërë vendin. Me aplikim të përbashkët plotësohet nji aplikacion i përbashkët. Në te mund të shenoni pesë dëshira të ndryshme për vendshkollim. Zgjedhja e nxënësve bëhet kryesisht në bazë të notave në çertifikatë. Në disa vendshkollime organizohen edhe provime pranuese.

Aplikime të përbashkëta bëhen dy herë në vit, në pranverë dhe në vjeshtë.